Trazirat në kryeqytet, ndeshja e Egnatia në Conference League zhvillohet në një qytet tjetër

Trazirat në kryeqytet, ndeshja e Egnatia në Conference League zhvillohet në një qytet tjetër

15 Tetor 2026 12:24 Telesport Ndeshja e Conference League në futboll mes skuadrës së Egnatia dhe Midtjylland, e planifikuar më herët për t’u zhvilluar në stadiumin “Air Albania” ka ndryshuar destinacion. Klubi shqiptar, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se ndeshja do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”, që gjithashtu i plotëson standartet e UEFA-s. Takimi do të nisë në orën 18:45. Shkak i ndryshimit të vendit të ndeshjes janë bërë situate e tensionuar ditët e fundit në kryeqytet. Mësohet se policia e Tiranës nuk e ka marrë përsipër organizimin e këtij takimi. Klubi i Egnatia ka ftuar të gjithë tifozët që ta mbështesin klubin në këtë ndeshje të saj të parë në Conference League.