“Travel Off Path”: Ksamili shpallet destinacioni bregdetar më i mirë në Evropë

“Travel Off Path”: Ksamili shpallet destinacioni bregdetar më i mirë në Evropë

Shqipëria vijon të tërheqë vëmendjen e medieve dhe ekspertëve ndërkombëtarë të udhëtimeve, duke u renditur mes destinacioneve bregdetare më të rekomanduara në Evropë, shkruan Trevor Kucheran në një artikull të botuar në median amerikane të udhëtimeve “Travel Off Path”. Në renditjen e publikuar nga “Travel Off Path”, Ksamili kryeson listën e pesë destinacioneve bregdetare më të mira në Evropë, ndërsa Riviera Shqiptare vlerësohet për ujërat e saj të kristalta, peizazhin dhe çmimet më të përballueshme në krahasim me destinacionet e tjera të njohura mesdhetare. Të gjithë i kemi parë së fundmi videot që janë bërë virale. Turmat e mëdha të shkaktuara nga anijet turistike që bllokojnë plotësisht Bregun e Amalfit, pritjet që zgjasin me orë të tëra vetëm për të zbritur një palë shkallë në...