Transportonte me makinën “Porsche” 13 lingota floriri kontrabandë, arrestohet 30-vjeçari
Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit. A. Biçaku u kap nga policia teksa po transportonte e me një automjet “Porsche Cayenne”, 13 lingota dhe monedha floriri, të dyshuara të kontrabanduara. Gjatë kontrolleve në makinë iu gjetën 4000 euro dhe 93 000 lekë, ndërsa në banesë iu gjet leje drejtimi false. Njoftimi i policisë: Në zbatim të planit të posaçëm të masave për kryerje të kontrolleve ndaj automjeteve të luksit, me qëllim verifikimin e burimit të parave me të cilat janë blerë, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike, në bashkëpunim me shërbimet e forcave Operacionale dhe “Shqiponja”, ndaluan për verifikim, një automjet tip “Porsche Cayenne”, me drejtues shtetasin A. B., 30 vjeç, banues në Roskovec. Gjatë kontrollit në automjet, të kryer në...
Burimi:
kohajone.com