Transportonte emigrantë të paligjshëm në Greqi, në pranga 42-vjeçari. I sekuestrohen 6800 euro

Transportonte emigrantë të paligjshëm në Greqi, në pranga 42-vjeçari. I sekuestrohen 6800 euro

Në kuadër të operacionit të koduar “Kthesa”, Policia e Beratit ka goditur një rast të dyshuar të kalimit të paligjshëm të kufirit drejt Greqisë. Një 42-vjeçar nga Berati u arrestua në flagrancë, ndërsa një bashkëmoshatar nga Laçi u procedua në gjendje të lirë. Sipas policisë, i arrestuari po transportonte me automjet shtetasin nga Laçi, me qëllim kalimin ilegal të kufirit. Gjatë operacionit u sekuestruan 6800 euro të dyshuara se ishin përfituar nga aktiviteti i kundërligjshëm, si dhe tre celularë dhe automjeti. Hetimet për këtë rast janë kryer për rreth një muaj me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë. DVP Berat/Finalizohet operacioni i koduar “Kthesa”. Transportonte një shtetas shqiptar që do të kalonte ilegalisht, në Greqi, arrestohet 42-vjeçari. Vihet në hetim 42-vjeçari, banues në Laç, i...