“Transparencë e plotë për publikun”- Jaupaj: “Flamingo Mirror” do të pasqyrojë dokumentet dhe studimet mjedisore për projektet publike
Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, ka dhënë detaje mbi funksionimin e platformës “Flamingo Mirror”, duke theksuar se synimi është t’i japë publikut akses më të drejtpërdrejtë te dokumentet dhe procedurat institucionale për çështje me interes publik. Sipas Jaupajt, në platformë do të publikohen dokumente të institucioneve që lidhen me dosje të caktuara, ndërsa aktualisht fokusi është te dosja Sazan-Zvërnec. Në platformë pritet të përfshihen edhe pyetjet dhe shqetësimet e ngritura në media dhe në rrjetet sociale, veçanërisht për çështje që lidhen me investimet strategjike dhe zonat e mbrojtura. “Kjo është një faqe për t’i dhënë publikut mundësi për t’u njohur me dokumentet dhe procedurat, pasi aty publikohen dokumente të institucioneve lidhur me dosjet e caktuara, aktualisht atë të Sazan-Zvërnecit. Publiku duhet të kuptojë ndarjen e...
Burimi:
javanews.al