Transferta, tabuja e shkodranëve, gjashtë muaj pa fitore jashtë fushe

Transferta, tabuja e shkodranëve, gjashtë muaj pa fitore jashtë fushe

Vllaznia vijon të vuajë në transfertë, aty ku rezultatet pozitive kanë munguar prej një periudhe të gjatë. Humbja 3-1 ndaj Egnatias, në javën e shtatë të kampionatit “Abissnet Superiore”, ishte një tjetër dëshmi e vështirësive që skuadra shkodrane po has larg stadiumit “Loro Boriçi”. Përtej forcës së kundërshtarit, që mbetet një prej ekipeve më të konsoliduara të futbollit shqiptar, kuqeblutë duhet të përballen edhe me një statistikë që nuk është aspak në favorin e tyre. Për të gjetur fitoren e fundit të Vllaznisë në transfertë, duhet të kthehemi në sezonin e kaluar, më konkretisht më 4 prill 2026. Në atë datë, shkodranët triumfuan 0-2 ndaj Partizanit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 30të të kampionatit. Një sukses i rëndësishëm për kuqeblutë, të cilët gjetën...