Tragjike në Itali, 21-vjeçari shqiptar vret me thikë nënën e tij dhe arratiset
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Chiarit, në provincën e Breshias në Itali, ku një 21-vjeçar ka vrarë me thikë nënën e tij brenda banesës ku jetonin së bashku. Krimi ka ndodhur gjatë natës mes të hënës, 2 nëntor, dhe të martës, 3 nëntor, në rrugën Tagliata. Viktima është identifikuar si Meleqe Lusha, 39 vjeçe, ndërsa autor i dyshuar i vrasjes është djali i saj, Eduart Xhani, 21 vjeç. Sipas raportimeve të medias italiane, të dy jetonin në të njëjtën banesë dhe familja ishte me origjinë shqiptare. I riu ka lindur në San Bonifacio, në provincën e Veronës. Pas sulmit me thikë, 21-vjeçari është larguar nga banesa, duke ikur nga vendi i ngjarjes. Më pas ai ka udhëtuar drejt Kremonës, ku është vetëdorëzuar...
Burimi:
javanews.al