Tragjedia në Lezhë/ Ndërron jetë në Itali 40-vjeçari, u dogj në 90% të trupit nga shpërthimi
Një prej gjashtë personave të plagosur nga shpërthimi i një bombule gazi në fshatin Markatomaj të Lezhës, më 29 gusht, ka ndërruar jetë. Viktima është 40-vjeçari Saimir Kola, i cili prej 12 ditësh po merrte trajtim të specializuar në Itali. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, Kola nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda të shkaktuara nga shpërthimi. Mësohet se 40-vjeçari kishte pësuar djegie në rreth 90% të sipërfaqes së trupit, duke qenë në gjendje kritike që prej momentit të ngjarjes. Shpërthimi ndodhi më 29 gusht në banesën e familjes Kola në Markatomaj. Si pasojë, u plagosën gjashtë anëtarë të familjes, ndërsa Saimir Kola u transportua drejt Italisë për të marrë trajtim të specializuar. Pas 12 ditësh nën kujdesin e mjekëve italianë, 40-vjeçari ka ndërruar jetë,...
Burimi:
ntv.al