Tragjedia në Elbasan me dy viktima, zbardhen dyshimet e para për shkakun e shpërthimit në pallat

Tragjedia në Elbasan me dy viktima, zbardhen dyshimet e para për shkakun e shpërthimit në pallat

Shpërthimi i fuqishëm dhe zjarri që përfshiu një pallat në lagjen “Qemal Stafa” në Elbasan i morën jetën dy personave, Hamit Ibro, 69 vjeç, dhe Hatixhe Berisha, 82 vjeçe. Trupi i pajetë i 69-vjeçarit u gjet pas disa orësh kërkimesh intensive, rreth orës 00:40. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i shpërthimit ka qenë prania e tepërt e gazit në banesën e tij. Dhjetë banorë të tjerë mbetën të dëmtuar, ndërsa pallati pësoi dëme të shumta materiale. “Elbasan/ Në vijim të informacionit të dhënë dje, për zjarrin në katin e tretë të pallatit në lagjen “Qemal Stafa”, informojmë se pas disa orësh kërkimesh intensive, nga Policia e Elbasanit, në bashkëpunim me shërbimet e Forcave të Armatosura, të Emergjencave Civile dhe Zjarrfikësit, u gjet, rreth orës...