Tragjedia në Elbasan, inxhinieri kërkon ndalimin e bombolave të gazit në pallate: Kanë efektin e tritolit, të hiqen nga përdorimi!
Shpërthimi tragjik në Elbasan, ku humbën jetën dy persona dhe u dëmtuan 10 të tjerë, ka rikthyer në vëmendje rrezikun nga përdorimi i bombolave të gazit në pallate. Inxhinieri i ndërtimit Erion Softa kërkon ndryshimin e rregullave për përdorimin e tyre, duke paralajmëruar se një bombol gazi mund të ketë të njëjtin efekt si disa kilogramë tritol. Softa tha se pallati pesëkatësh në Elbasan ishte i rikonstruktuar dhe se dëmtimet nuk erdhën si pasojë e ndërhyrjeve në strukturën e godinës, por nga një pakujdesi. Sipas tij, ndërtesat nuk janë projektuar për t’u përballur me shpërthime të tilla, ndaj kërkohet një zgjidhje për mënyrën se si tregtohen dhe përdoren bombolat e gazit. Inxhinieri kërkoi që përdorimi i bombolave në objekte të tilla të ndalohet ose të...
Burimi:
javanews.al