Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

Tre regjistrime audio të bisedave mes qendrës së kontrollit dhe makinistëve të trenave Iryo dhe AVE zbulojnë gabimet e mundshme që paraprinë përplasjen tragjike në Spanjë, ku deri më tani kanë humbur jetën 68 persona. Sipas gazetës El País, komunikimet ngrenë pikëpyetje mbi zbatimin e protokolleve të sigurisë përpara aksidentit. Sipas gazetës El País, komunikimet zbulojnë se kontrollori urdhëroi trenat të rifillonin lëvizjen me shpejtësi normale, pa konfirmuar më parë se distanca mes tyre ishte e sigurt. Ky veprim, sipas raportimeve, bie ndesh me protokollet e sigurisë dhe përbën një nga elementet kryesore që po shqyrtohen për zbardhjen e ngjarjes. Në një nga regjistrimet, kontrollori i qendrës së kontrollit Atocha i jep leje trenit AVE të rifillojë udhëtimin me shpejtësi normale, megjithëse nuk ishte konfirmuar...