Tragjedi në Venecia/ Çifti i sapomartuar përplaset me varkë, gruaja shtatzënë humb jetën
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në ujërat e Venecias, ku një çift i sapomartuar u përfshi në një aksident me varkë. Gruaja 26-vjeçare, Gabriella Querino, humbi jetën, ndërsa bashkëshorti i saj 25-vjeçar, Sean Michieli, ndodhet në koma në gjendje kritike. Çifti po udhëtonte me një varkë të vogël të shtunën në mëngjes, kur mjeti i tyre u përplas me një tjetër mjet lundrues, rreth pesë tonë të rëndë. Përplasja shkaktoi fundosjen e varkës. Pas aksidentit, ekipet e policisë, zjarrfikësve dhe zhytësve nisën kërkimet për gjetjen e 26-vjeçares. Trupi i Gabriellës, me origjinë braziliane, u gjet pas tre ditësh kërkimesh, rreth orës 09:00, pranë ishullit Campalto. Operacioni i kërkimit u vështirësua nga rrymat e forta dhe shikueshmëria e dobët në ujë. Ndërkohë, bashkëshorti i saj vijon...
Burimi:
ntv.al