Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Tale të Lezhës, ku një 70-vjeçar ka humbur jetën pasi është zënë poshtë nga një pjesë muri në banesën e tij. Sipas informacioneve paraprake, i moshuari, shtetasi me inicialet P. Q., dyshohet se është zënë aksidentalisht nga muri, i cili është shembur në momentin që ai po punonte. Si pasojë e shembjes, 70-vjeçari ka humbur jetën. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Burimi:
javanews.al