Tragjedi në SHBA, 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar –

Tragjedi në SHBA, 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar –

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së, ku një 11-vjeçare është arrestuar nën akuzën për vrasjen e vëllait të saj 15-vjeçar, sipas policisë. Incidenti ndodhi më 9 shtator në qytetin Edmond, rreth 15 milje në veri të qendrës së Oklahoma City. Departamenti i Policisë së Edmondit bëri të ditur se mori një telefonatë për të shtëna me armë në një zonë banimi, rreth orës 16:00. Kur policia mbërriti në vendngjarje, gjeti 15-vjeçarin të vdekur, pasi ishte qëlluar me armë zjarri. Autoritetet nisën menjëherë hetimin për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për identifikimin e autorit. Sipas policisë, pak para orës 01:00 të mëngjesit të ditës së 10 shtatorit, hetuesit arrestuan motrën 11-vjeçare të viktimës. E mitura u dërgua në një qendër paraburgimi për...