Tragjedi në Romë! Gjenden të pajetë në banesë prindërit dhe vajza 5-vjeçare
Itali- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Romë. Tre persona të së njëjtës familje janë gjetur të pajetë, në një apartament në zonën Pietralata. Viktimat janë një burrë 42-vjeçar, gruaja e tij 41-vjeçare dhe vajza e tyre 5-vjeçare, e cila ishte me aftësi të kufizuara, shkruajnë mediat italiane. Të tre u gjetën në dhomën e gjumit me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Alarmi u dha rreth orës 13:00, pasi një familjar ishte shqetësuar sepse nuk po arrinte të kontaktonte me ta. Shërbimet e emergjencës mbërritën në banesën në rrugën Via dell’Antracite, në numrin 12, dhe zjarrfikësit u detyruan të hapnin me forcë derën e apartamentit. Brenda, ata u përballën me skenën tragjike. Karabinierët e kompanisë Roma Montesacro nisën menjëherë hetimet dhe kryen...
Burimi:
vizionplus.tv