Tragjedi në Lezhë, ndërron jetë një prej të plagosurve nga shpërthimi

Tragjedi në Lezhë, ndërron jetë një prej të plagosurve nga shpërthimi

Një prej gjashtë personave të plagosur nga shpërthimi i një bombole gazi në Markatomaj të Lezhës, më 29 gusht, ka ndërruar jetë. Viktima është 40-vjeçari Saimir Kola, i cili po merrte trajtim të specializuar në Itali. Ai kishte pësuar djegie në rreth 90% të trupit, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të rënda. Shpërthimi në banesën e familjes Kola la të plagosur gjashtë anëtarë të familjes.