Tragjedi në Lampedusa! Mbytet varka me 50 emigrantë, zhduket 6-vjeçarja
Një tragjedi është regjistruar në brigjet e ishullit italian të Lampeduzës, ku një varkë me 50 emigrantë është përmbysur dhe më pas është fundosur. Si pasojë, një vajzë 6-vjeçare nga Bregu i Fildishtë rezulton e zhdukur, ndërsa 50 personat e tjerë, mes tyre 10 gra dhe 3 të mitur, janë shpëtuar nga Roja Bregdetare italiane. Varka rreth 7 metra e gjatë, e cila ishte nisur nga qyteti i Sfaxit në Tunizi, u përmbys pak para se të kapej nga autoritetet italiane, duke bërë që emigrantët të përfundonin në det. Sipas të dhënave paraprake, nuk raportohet për persona të tjerë të zhdukur. Të mbijetuarit janë me origjinë nga Burkina Faso, Benini, Kameruni, Bregu i Fildishtë, Gambia, Guinea dhe Mali. Vajza e zhdukur udhëtonte së bashku me...
Burimi:
javanews.al