Tragjedi në Itali/ Po çonte fëmijën në shkollë, 42-vjeçarja shqiptare përplaset për vdekje nga kamioni

Tragjedi në Itali/ Po çonte fëmijën në shkollë, 42-vjeçarja shqiptare përplaset për vdekje nga kamioni

Një ngjarje tragjike ka tronditur mëngjesin e së premtes komunitetin në San Donà di Piave, pranë Venecias, ku një 42-vjeçare shqiptare humbi jetën në një aksident rrugor. Viktima, Lavdije Isteri nga Durrësi, nënë e tre fëmijëve, u përplas nga një kamion i mbledhjes së mbetjeve teksa po shoqëronte vajzën e saj 9-vjeçare për në shkollë. Aksidenti ndodhi pak para orës 08:00, në kryqëzimin e rrugëve Passarella dhe Paolo VI. Sipas mediave italiane, kamioni po kryente një manovër për t’u kthyer djathtas drejt një rruge dytësore, kur goditi 42-vjeçaren. Përplasja ishte fatale dhe gruaja ndërroi jetë në vendngjarje. Momenti tragjik ndodhi në prani të vajzës së saj. Fatmirësisht, e mitura kishte kaluar disa metra përpara nënës dhe nuk u përfshi në aksident. Në vendngjarje mbërritën menjëherë...