Tragjedi në Greqi: Shembja e një ndërtese gjatë shuarjes së zjarrit i merr jetën dy zjarrfikësve, plagoset një tjetër

Tragjedi në Greqi: Shembja e një ndërtese gjatë shuarjes së zjarrit i merr jetën dy zjarrfikësve, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë ka tronditur shërbimin zjarrfikës dhe opinionin publik në Greqi, pasi dy efektivë kanë gjetur vdekjen dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë ndërhyrjes për shuarjen e një zjarri në një ndërtesë të braktisur në Zefiri, në bashkinë e Filit. Incidenti tragjik ndodhi mesditën e së shtunës, pasi Qendra Operacionale e Shërbimit Zjarrfikës mori njoftimin rreth orës 11:40 për flakët në një strukturë në rrugën “Katsantoni”. Në vendngjarje u angazhuan menjëherë forca të shumta, ku morën pjesë 20 zjarrfikës me gjashtë automjete nga stacionet e ndryshme të Athinës, të mbështetur edhe nga efektivë të njësisë speciale EMAK. Gjatë operacionit për vënien nën kontroll të flakëve dhe kontrollit të brendshëm të ndërtesës, strukturat e saj pësuan një shembje të papritur. Si pasojë...