Tragjedi në Fier, 70-vjeçari humb jetën në banesën e përfshirë nga flakët
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fermë-Çlirimin në Fier, ku një 70-vjeçar ka humbur jetën pasi banesa ku jetonte është përfshirë nga flakët. Sipas burimeve policore, viktima, i cili ishte i paralizuar dhe jetonte i vetëm, dyshohet se ka mbetur i bllokuar brenda banesës në momentet kur zjarri ka përfshirë ndërtesën. Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, ndërsa flakët kanë përfshirë edhe çatinë e banesës. Në rrethana tragjike, çatia është shembur dhe ka rënë mbi 70-vjeçarin, duke i shkaktuar dëmtime fatale. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe efektivët e Policisë, të cilët kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe për dokumentimin e ngjarjes. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të tragjedisë, ndërsa pritet të...
Burimi:
kohajone.com