Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

Të paktën 34 persona kanë humbur jetën pasi një varkë me emigrantë është mbytur në brigjet e Senegalit, ndërsa disa të tjerë rezultojnë të zhdukur. Lajmi është bërë i ditur nga Agjencia Senegaleze e Shtypit (APS), e cila citon burime zyrtare. Sipas Ministrisë së Brendshme të Senegalit, deri më tani është arritur të shpëtohet vetëm një person, ndërsa ende nuk dihet numri i saktë i personave që rezultojnë të zhdukur. Varka prej druri u përmbys në zonën detare mes kryeqytetit Dakar dhe qytetit Saint-Louis, teksa ishte nisur drejt Ishujve Kanarie të Spanjës, një nga rrugët më të rrezikshme që përdorin emigrantët për të hyrë në Evropë. Saliou Diouf, themelues i organizatës senegaleze Boza Fii, që ndihmon emigrantët, deklaroi për agjencinë AFP se të gjithë trupat...