Tragjedi në Athinë! Shuhen në aksident tre të rinj nga Fieri, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Tragjedi në Athinë! Shuhen në aksident tre të rinj nga Fieri, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Një aksident tragjik i ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Glyfada të Athinës i ka marrë jetën tre të rinjve shqiptarë me origjinë nga Fieri, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë. Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 02:00 në bulevardin “Poseidonos”, në kryqëzimin me rrugën “Kalypsous”, kur automjeti me të cilin udhëtonin pesë të rinjtë doli nga rruga dhe u përplas me forcë me një mur betoni pranë një hoteli. Përplasja shkaktoi shkatërrimin e plotë të mjetit, duke kërkuar ndërhyrjen e tetë efektivëve të zjarrfikëses për nxjerrjen e trupave nga rrënojat. Sipas të dhënave zyrtare nga autoritetet greke dhe raportimeve lokale: Viktimat: Tre prej pasagjerëve nuk u mbijetuan dot plagëve, mes të cilëve një 23-vjeçar, një 26-vjeçar...