Tragjedi në Athinë/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident
Një tragjedi e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Greqi dhe familjet në Fier. Tre shqiptarë kanë humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes në Glyfada të Athinës, ndërsa dy të rinj të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë. Sipas mediave greke, aksidenti ndodhi rreth orës 02:00 në bulevardin Poseidonos, në kryqëzimin me rrugën Kalypsous, në drejtim të Athinës. Një automjet me pesë persona brenda ka dalë nga rruga dhe është përplasur me forcë me një mur betoni pranë një hoteli. Përplasja ishte aq e fortë sa automjeti u shkatërrua pothuajse plotësisht. Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse, ndërsa tetë efektivë me tre automjete dhe pajisje speciale u angazhuan për nxjerrjen e personave të bllokuar në...
Burimi:
argjiroja.net