Tragjedi në Angli, nëna dhe 3 fëmijët humbin jetën nga zjarri në banesë!

Tragjedi në Angli, nëna dhe 3 fëmijët humbin jetën nga zjarri në banesë!

Një nënë dhe tre fëmijët e saj, 16, 8 dhe 7 vjeç, kanë humbur jetën në një zjarr tragjik në banesën e tyre në Bootle, Merseyside, në Angli. Hetimi ka zbuluar se zjarri u shkaktua nga një bateri litium-jon, që pësoi një proces të njohur si “thermal runaway”, duke gjeneruar nxehtësi në mënyrë të pakontrolluar. Elisha Brabin, 36 vjeçe, dhe fëmijët e saj Leo Brabin, 16 vjeç, Ellis Brabin, 8 vjeç dhe Prudence Brabin, 7 vjeçe, u gjetën nga zjarrfikësit në një dhomë gjumi në katin e sipërm të banesës së tyre në Stone Square. Shërbimet zjarrfikëse u njoftuan rreth orës 03:45 të mëngjesit të së martës, më 22 shtator. Ndërkohë një person i pestë u dërgua në spital me djegie. Sipas hetimit të Shërbimit...