No Image Available

Trafiku në Tiranë “çmend” qytetarët, Demo kërkon masa urgjente shtesë

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka kërkuar shtimin e masave dhe angazhimit të Policisë Rrugore për lehtësimin e trafikut në Tiranë. Kërkesa u bë gjatë një inspektimi në zonën e “21 Dhjetorit”, një prej nyjeve problematike të qarkullimit në kryeqytet. Sipas ministrit, dëmtimi i infrastrukturës rrugore, sinjalistikës dhe semaforëve gjatë javëve të fundit ka vështirësuar lëvizjen e automjeteve dhe ka shtuar kohën që qytetarët kalojnë në trafik. “Ne kemi qenë dëshmitarë të asaj çfarë ka ndodhur në Tiranë gjatë javëve të fundit, dhe patjetër që dëmtimi i infrastrukturës, sinjalistikës në tërësi, i infrastrukturës urbane ka sjellë vështirësi në qarkullim. Kuptohet që dëmtimi i semaforëve janë elementët e parë që kanë sjellë, e këtu jemi pikërisht te “21-shi”, i cili është një nga nyjet...