Trafikimi i emigrantëve Shqipëri-Greqi, “Europoli” çmonton rrjetin në Selanik! 10 të arrestuar dhe 750 mijë euro fitime të paligjshme

Trafikimi i emigrantëve Shqipëri-Greqi, “Europoli” çmonton rrjetin në Selanik! 10 të arrestuar dhe 750 mijë euro fitime të paligjshme

Një rrjet i madh i trafikimit të emigrantëve, që vepronte përmes territorit shqiptar drejt Greqisë, është asgjësuar orët e fundit  nga policia greke në bashkëpunim me Europolin. Gjatë një operacioni të zhvilluar në Selanik dhe në rajonin e Thesprotisë, pranë kufirit me Shqipërinë, u arrestuan dhjetë persona, mes tyre edhe një grua 33-vjeçare nga Shqipëria. Shtatë nga të arrestuarit janë shtetas grekë dhe dy të tjerë sirianë. Sipas policisë, rrjeti vepronte të paktën që nga qershori i vitit 2025 dhe kishte organizuar 41 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, duke trafikuar mbi 500 emigrantë, kryesisht nga Nepali, Jemeni dhe Kina. Emigrantët kalonin në këmbë përmes shtigjeve të vështira malore nga Shqipëria drejt Greqisë siç duket edhe ne pamjet që ka siguruar policia nëpërmjet dronëve...