Toskana financon ruajtjen e vezëve për gratë që planifikojnë amësinë në të ardhmen
Rajoni i Toskanës në Itali ka miratuar një ligj të ri, që parashikon mbështetje financiare publike për gratë që dëshirojnë të ngrijnë vezët, për të ruajtur fertilitetin e tyre për një shtatzëni të mundshme në të ardhmen, sipas “Corriere della Sera”. Ligji për “ruajtjen e fertilitetit për arsye sociale” u miratua me shumicë votash nga Këshilli Rajonal i Toskanës më 23 shtator 2026. Masa synon të mbështesë të ashtuquajturin “social freezing”, marrjen dhe ngrirjen e vezëve kur gruaja është ende në moshë riprodhuese, në mënyrë që të mund të përdoren më vonë, nëse nevojitet, përmes teknikave të riprodhimit të asistuar. Sipas ligjit, gratë që plotësojnë kriteret mund të përfitojnë deri në 3 mijë euro. Përfitueset duhet të jenë 25 deri në 39 vjeç, të kenë...
Burimi:
kohajone.com