“Topi i Artë 2026” për futbollin shqiptar, zbulohet data kur do të mbahet ceremonia e rëndësishme
19 Nëntor 2026 19:50 Telesport Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2026”, një nga eventet më të shumëpritura të vitit në futbollin shqiptar, do të zhvillohet më 11 janar 2027. Në mbledhjen e radhës së Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së u diskutua mbi organizimin dhe detajet e këtij spektakli, që i kushtohet tërësisht futbollit shqiptar dhe protagonistëve të tij. Për të tretin vit radhazi, mbrëmja gala do të drejtohet nga moderatori dhe kantautori i njohur Ardit Gjebrea, i cili do të jetë edhe producenti artistik i eventit. Në krah të tij do të jetë moderatorja Lenida Halilaj. Gjatë mbledhjes, Komiteti Ekzekutiv miratoi datën e zhvillimit të eventit, ndërsa diskutimet u përqendruan edhe te përgatitjet dhe organizimi i mbrëmjes, e cila pritet të mbledhë së bashku emrat dhe...
Burimi:
telesport.al