Tmerr në ajër! Avioni me 33 pasagjerë kthehet me urgjencë në Rodos pas tymit nga motori (VIDEO)
Momente ankthi kanë kaluar 33 pasagjerë të një avioni që ishte nisur nga ishulli grek i Rodosit drejt Karpathosit. Avioni me helika ATR 42 i kompanisë Olympic Air, pjesë e grupit AEGEAN, u detyrua të kthehej në aeroportin “Diagoras” të Rodosit vetëm pak minuta pas ngritjes, për shkak të një problemi në njërin prej dy motorëve. Sipas mediave lokale, gjatë fluturimit nga motori u pa të dilte tym dhe raportohet se për disa çaste u shfaqën edhe flakë. Pamjet e publikuara tregojnë një gjurmë të dukshme tymi pas avionit. Piloti reagoi menjëherë dhe vendosi të kthehej në Rodos. Sipas raportimeve, motori me problem u çaktivizua dhe avioni vazhdoi fluturimin me motorin tjetër, duke u ulur pa probleme. Në aeroport ndërkohë ishte dhënë alarmi. Zjarrfikësit dhe...
Burimi:
javanews.al