Tjetërsimi i tokës shtetërore në Fier, raportohet për 4 urdhër-arreste, Arben Voja dhe 3 të tjerë (EMRAT)
arben voja FIER- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksioni i zhvilluar sot në Spitalin Rajonal të Fierit, ku u raportua ndalimi i drejtorit të këtij institucioni, Arben Voja. Sipas të dhënave të bëra publike, aksioni lidhet me një hetim për tjetërsimin e rreth 44 mijë metrave katrorë tokë në zonën e Povelçës, gjatë periudhës kur Voja drejtonte Kadastrën e Fierit. Sipërfaqja në fjalë, dyshohet se është kaluar nga pronë shtetërore në pronë private dhe më pas u është shitur investitorëve të një projekti fotovoltaik. Për këtë çështje raportohet se janë lëshuar katër urdhër-arreste, mes tyre edhe për Arben Vojën, ish-kreu i Kadastrës së Fierit dhe drejtori aktual i Spitalit Rajonal të Fierit. Po ashtu, përveç Vojës, urdhër-arrest është lëshuar edhe për Dilaver Shytit, ish-kreu...
Burimi:
zeri.ai