Tjetër protestë e dhunshme në Tiranë, policia shpërndan turmën me gaz lotsjellës
Policia ka marrë nën kontroll Bulevardin dhe zonën e Parkut Rinia, pas tensioneve dhe përplasjeve me protestuesit. Pas përdorimit të gazit lotsjellës dhe autobotëve me ujë për shpërndarjen e turmës, protestuesit janë tërhequr në disa pika të ndryshme, mes tyre në zonën e Parkut Rinia dhe në anën tjetër të lumit Lana. Efektivët po hedhin vazhdimisht gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve. Në të gjithë zonën shihet tymi i gazit lotsjellës. Një pjesë e protestuesve janë stacionuar pranë sheshit Skënderbej dhe të tjerë në rrugën Myslym Shyri.
Burimi:
argjiroja.net