Tjetër podium për Lara Colturi, renditet e dyta edhe në garën e sllallomit në pistën e Levi
14 Nëntor 2026 13:54 Telesport Skiatorja shqiptare Lara Colturi u klasifikua në vendin e dytë në garën e Kupës së Botës për femra në ski, zhvilluar në pistën e Levi, në Finlandë. Një tjetër paraqitje shumë e mirë për skiatoren kuqezi, me dy vende të dyta në dy garat e para sezonale. Ajo rivalizoi fort për fitoren, por u ndal vetëm nga gjermania Emma Aicher. Në zbritjen e parë, Colturi dha kohën 56”10, duke u renditur e dyta me vetëm 38 të mijëtat më shumë se Emma Aicher. Ndërsa në zbritjen e dytë, ajo dha kohën 56”95. Në total, koha e dhënë nga Colturi pas dy zbritjeve është 1’53”05, duke qenë vetëm 43 të mijëtat më shumë se Aicher, që fitoi garën. Edhe këtë fillimsezoni,...
Burimi:
telesport.al