Tjetër kompensim për transportin publik, autobusët rikthehen me kapacitet të plotë
Duket se kriza në transportin publik ka gjetur zgjidhje pas rënies dakord nga qeveria për subvencionin e naftës me 50 lekë edhe për disa muaj të tjerë. Vendimi erdhi pas takimit të zhvilluar midis drejtuesve të transportit Urban dhe interurban me ministrat e infrastukturës dhe Ekonomisë. “Paraprakisht, këtu u dakordësuam që të kenë një subvencion 50 ALL për litër për një periudhë katërmujore, siç është qershori, korriku, gushti dhe shtatori, sepse tani jemi gati në gjysmën e shtatorit dhe çmimi i karburantit është në rritje gjithnjë. Ne jemi në pritje të mbledhjes së qeverisë. Besoj se do të ketë një zbardhje të vendimit dhe një vazhdim të plotësimit të dokumenteve nga ana e operatorëve, për t’i paraqitur pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe për...
Burimi:
javanews.al