Tiranë/ Plagosje në hyrje të Kalasë
Dy ngjarje u shënuan brenda 1 minute në Tiranë. Rreth orës 18:15, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, dyshohet se është vetëhedhur nga sheshpushimi i katit të 4-t të një pallati, shtetasi F. S., rreth 63 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. -Rreth orës 18:15, në hyrje të Kalasë së Tiranës, në zonën e pedonales, dyshohet se gjatë një konflikti është dëmtuar me mjet prerës shtetasi B. D., rreth 39 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Grupet hetimore vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të të dyja rasteve dhe dokumentimin e plotë ligjor të tyre.
Burimi:
syri.net