Tiranë/ Goditen grupet që shisnin drogë pranë shkollave, 31 në burg dhe 14 në kërkim

Tiranë/ Goditen grupet që shisnin drogë pranë shkollave, 31 në burg dhe 14 në kërkim

Pas katër muajsh hetime, Policia e Tiranës, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka finalizuar operacionin e koduar “Shkolla të Pastra”, duke goditur disa grupe që dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave 9-vjeçare, të mesme dhe në zona të ndryshme të kryeqytetit. Sipas policisë, në kuadër të hetimit janë identifikuar 52 persona, të dyshuar si pjesëtarë të këtyre grupeve. Për 31 prej tyre janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa 7 persona të tjerë janë arrestuar gjatë fazës së hetimit. Ndërkohë, 14 shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tyre. Gjatë hetimeve dhe zbatimit të masave të sigurisë, autoritetet kanë sekuestruar sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike. Konkretisht, janë sekuestruar 1 kilogram e 75 gramë heroinë, 1 kilogram e...