Tiranë, 20-vjeçari arrestohet me pistoletë në makinë

Tiranë, 20-vjeçari arrestohet me pistoletë në makinë

Një 20-vjeçar me inicialet S. D. është arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi policia e kapi duke qarkulluar me automjet, brenda të cilit mbante një pistoletë dhe municion luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 ndaluan mjetin në rrugën “Kastriotët”, bazuar në informacionet e siguruara më parë nga efektivët. Gjatë kontrollit, ata gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit dhe municionin. I riu, banues në Tiranë, u arrestua në vijim të veprimeve hetimore. Sipas Policisë, dy familjarë të tij, përkatësisht 51 dhe 23 vjeç, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi kundërshtuan efektivët gjatë kontrollit të banesës, me qëllim pengimin e kryerjes së tij. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.