Tirana shpejton hapat drejt BE-së, Europa fillon përgatitjet për Ditën e Antarësimit
Shqipëria hyn në një fazë të re të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ndërsa vetë BE-ja po diskuton se si do të menaxhojë zgjerimin e ardhshëm. Çështja është në qendër të takimit informal të ministrave për Çështjet Evropiane, që zhvillohet në Dublin më 3 dhe 4 shtator. Në korrik, Shqipëria mbylli për herë të parë provizorisht tre kapituj të negociatave: Shkencën dhe Kërkimin, Arsimin dhe Kulturën dhe Marrëdhëniet me Jashtë. Ministri irlandez për Çështjet Evropiane, Thomas Byrne, e cilësoi këtë zhvillim si hyrjen e Shqipërisë në një fazë të re të procesit të anëtarësimit. Në takimin e Dublinit, ministrat e vendeve anëtare dhe Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, do të diskutojnë edhe për garancitë që mund të përfshihen në traktatet e ardhshme të anëtarësimit....
Burimi:
ntv.al