Tirana përkujton 114-vjetorin e ngritjes së flamurit, Vorpsi: Paraardhësit tanë patën kurajën për të ndryshuar rrjedhën e historisë
Tirana ka përkujtuar sot, më 26 nëntor, 114-vjetorin e ngritjes së flamurit dhe shpalljes së Pavarësisë, me një aktivitet përkujtimor të organizuar nga Bashkia e Tiranës. Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të institucioneve, autoritete vendore dhe qytetarë, të cilët nderuan këtë moment të rëndësishëm të historisë kombëtare. Gjatë fjalës së tij, nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Sadi Vorpsi, tha: “26 Nëntori është një ditë krenarie, mirënjohjeje dhe reflektimi për Tiranën. Është dita kur kujtojmë dhe nderojmë të gjithë ata patriotë që, me mençurinë, guximin dhe vendosmërinë e tyre, bënë të mundur ngritjen e flamurit kuqezi në qytetin tonë, 114 vite më parë. Sot, Tirana e madhe, Tirana e mikpritjes dhe e bujarisë, krenohet me paraardhësit e saj, të cilët patën vizionin dhe kurajën për të...
Burimi:
javanews.al