Tirana përgatitet për sezonin e reshjeve, Shkëlqim Hajdari mbledh  Komisionin e Mbrojtjes Civile të Qarkut Tiranë

Tirana përgatitet për sezonin e reshjeve, Shkëlqim Hajdari mbledh Komisionin e Mbrojtjes Civile të Qarkut Tiranë

Prefekti i Qarkut Tiranë, Shkëlqim Hajdari, ka bërë të ditur se do të merren masa parandaluese për përballimin e situatave të mundshme të përmbytjeve gjatë sezonit vjeshtë-dimër. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hajdari njoftoi se ka mbledhur Komisionin e Mbrojtjes Civile të Qarkut Tiranë, ku në fokus të diskutimeve kanë qenë forcimi i masave parandaluese dhe rritja e gatishmërisë së strukturave përgjegjëse për menaxhimin e emergjencave. Gjatë takimit është analizuar gjendja e digave, rezervuarëve dhe ujëmbledhësve në territorin e qarkut, si dhe problematikat e evidentuara që kërkojnë ndërhyrje teknike, mirëmbajtje dhe rehabilitim të infrastrukturës së amortizuar. Vëmendje e veçantë i është kushtuar monitorimit të niveleve të ujit, funksionimit të shkarkuesve dhe identifikimit në kohë të zonave me potencial rreziku për përmbytje, me qëllim mbrojtjen...