Tirana komandon e pamposhtur Superligën, Flamurtari e Vllaznia triumfojnë jashtë fushe
Janë mbyllur takimet e javës së tretë të Superligës në basketboll për femra, me Tiranën që komandon renditjen me 6 pikë të plota. Bardheblutë e trajneres Alibegaj mundën me lehtësi 71-53 Sopoti Eagles. Një ndeshje pa shumë histori, komanduar nga kryeqytetaset. Ndërkohë që, debutueset e Sopoti Eagles (Pulaj 17 pikë e 10 rebound), mbyllin renditjen ende pa asnjë fitore deri më tani. Fitore në sekondat e fundit korri Vllaznia, që në kryeqytet mundi 63-61 Studentin, dy ekipe që luajnë për një vend në play off. 20 pikët e Pëllumbi s’mjaftuan për Studentin, ndërsa për shkodranet u dallua Rreshpja me 19 pikë. Në kryeqytet fiton edhe Flamurtari kampion, që mundi pa shumë mund 89-56 Partizanin, duke korrur fitoren e dytë në kampionat. Superliga-Femra, java e 3-të...
Burimi:
telesport.al