Timo Mërkuri: Petrit Ruka kishte një lëmsh në zemër

Timo Mërkuri: Petrit Ruka kishte një lëmsh në zemër

Poezia “Kam një lëmsh në zemër” e Petrit Rukës, është një poezi e mbështetur mbi këngën popullore me të njëjtin titull e cila është shtrati ku rrjedh vargu i tij poetik, por ndryshe nga vargjet e artit gojor që janë një “rrëke” burimi, poezia rrjedh e rrjedh si lumë, çuditërisht shumë i kthjellët dhe i ftohtë, nga ai ujë që pi e nuk ngopesh. Kënga popullore është e shkurtër, disa pak vargje por me një fuqi emocionale që të trondisin:Kam një lëmsh në zemërSdi kujt ti drejtohemTu drejtohem maleveMalet më largohenTu drejtohem fushaveFushat zbukurohenTu drejtohem vajzaveVajzat po martohen..I-Këtë këngë e kemi dëgjuar të kënduar, e kemi lexuar të shkruar nëpër përmbledhje krijimtarie të këngëve të popullit, e kemi studiuar të analizuar nga studiues dhe shkrimtarë,...