Tifozët bojkotojnë ndeshjen ndaj Udinese, Milan del me qëndrim zyrtar në mbështetje të tyre
21 Tetor 2026 18:25 Telesport Klubi i Milanit ka dalë zyrtarisht në mbështetje të tifozëve të tij, pas vendimit të këtyre të fundit për të bojkotuar ndeshjen e ardhshme në transfertë ndaj Udinese, për shkak të çmimit të lartë të biletave. “AC Milan mbështet fuqishëm tifozët e tij në luftën e tyre kundër çmimeve të larta të biletave jashtë fushe. Tifozët tanë kanë njoftuar se do të bojkotojnë ndeshjen e ardhshme kundër Udineses, pasi u janë ngarkuar çmime më të larta për biletat jashtë fushe sesa mbështetësit e klubeve të tjera. Ne e kuptojmë zhgënjimin e tyre dhe e mbështesim plotësisht qëndrimin e tyre. Mbështetja e një ekipi jashtë fushe tashmë ka një kosto të konsiderueshme financiare. Përtej biletave të ndeshjes, tifozët duhet të paguajnë...
Burimi:
telesport.al