TIFF mbyll edicionin e tij të 24, shpallen fituesit për secilën kategori
Nata finale e Tirana International Film Festival (TIFF) u mbyll me shpalljen e fituesve të edicionit të këtij viti, duke kurorëzuar filmat dhe autorët që spikatën për gjuhën e tyre artistike, trajtimin e temave bashkëkohore dhe qasjet e veçanta kinematografike. Çmimi për Regjinë më të Mirë shkoi për Eimi Imanishi për filmin “Nomad Shadow”, bashkëprodhim i Francës, Spanjës dhe SHBA-së. Juria e vlerësoi si një debutim të jashtëzakonshëm regjisorial, që e shndërron zhvendosjen dhe përkatësinë në një dramë intime njerëzore. Filmi spikat për gjuhën e tij pamore dhe mënyrën e përmbajtur e të ndjeshme të trajtimit të personazheve. Çmimi Best PerspecTIFF, një nga vlerësimet kryesore të festivalit, iu dha filmit “Lust” me regji të Ralitza Petrova, një bashkëprodhim mes Bullgarisë, Danimarkës dhe Suedisë, i vitit...
Burimi:
kultplus.com