Ti dhe Hëna
11 November, 2026 - 17:58 Poezi nga Ismail Kadare. Kësaj nate me hënë të vjeshtës Dola fushës të bredh kuturu Retë shtuhen me vrap pa reshtur Hëna duket aty-këtu Porsi retë mendimet e mia Po më shtyhen ndër mend më shpesh dhe pas tyre gjithnjë gjendesh ti si kjo hënë që duket mes resh. Hëna shpejt do të zhduket dhe netët do të mbeten pa të kurse ti në ëndërrimet e mia përjetë perëndim s’do të kesh kurrsesi./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com