Thyente dyert dhe grabiste lokalet/ 16 vjedhje brenda dy muajve në Tiranë, arrestohet ‘skifteri’

Thyente dyert dhe grabiste lokalet/ 16 vjedhje brenda dy muajve në Tiranë, arrestohet ‘skifteri’

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të vjedhjeve të 16 lokaleve në Tiranë, akte këto të kryera gjatë muajve gusht dhe shtator. I arrestuari, E. Gj., 34 vjeç, ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për të njëjtin krim. Autori thyente derën e lokaleve duke u futur me forcë në ambientet e brendshme të tyre për t’i grabitur. “Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në bazë të kallëzimeve nga administratorë lokalesh në zona të ndryshme të kryeqytetit, për vjedhje me thyerje në subjekte, të produkteve dhe shuma të parave, shërbimet e komisariateve të Policisë Nr. 1, Nr. 2, Nr. 3 dhe Nr. 4 finalizuan operacionin e koduar “Broken Door”, gjatë të cilit u ndalua nga shërbimet e Komisariatit Nr. 1, autori i dyshuar i...