Thyen xhamin e supermarketit dhe grabit kasën me para, në pranga 32-vjeçari
Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi dyshohet se ka thyer xhamin e derës së një supermarketi dhe ka vjedhur kasën me një shumë parash. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në një supermarket në lagjen “Bashkimi”. Pas marrjes së njoftimit për vjedhjen, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë nisën menjëherë hetimet dhe finalizuan operacionin e koduar “Reagimi”. Nga veprimet hetimore dhe provat e mbledhura, policia bëri të mundur identifikimin dhe lokalizimin e autorit të dyshuar, shtetasit E. B., 32 vjeç, banues në Vlorë. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan si provë materiale kasën që dyshohet se ishte vjedhur në supermarket. 32-vjeçari u arrestua për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Ndërkohë, policia, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon hetimet për të verifikuar...
Burimi:
kohajone.com