Thuram: Nuk kemi nevojë për “tronditje”, faji është i shumë ndeshjeve

Thuram: Nuk kemi nevojë për “tronditje”, faji është i shumë ndeshjeve

15 Shtator 2026 7:50 Alfred Lleshi Marcus Thuram, autor i golit që i dha avantazhin Interit pas përmbysjes ndaj Udineses, foli për “Sky Sport”: “A kemi nevojë për një shkundje, tronditje? Jo. Kur luan kaq shumë ndeshje, ndonjëherë mund të gabosh në qasjen ndaj një takimi. Ne jemi një skuadër që di të reagojë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Roma? Kemi 19 kundërshtare, duhet ta marrim seriozisht dhe të bëjmë atë që dimë”. Jhon Stones, titullar për herë të parë me Interin, u zëvendësua në minutën e 62-të për shkak të një problemi muskulor. Anglezi, që doli mes duartrokitjeve, ia la vendin Pavard. Bëhet fjalë për një shqetësim në muskujt përkulës të kofshës së majtë. Ekzaminimet do të përcaktojnë shkallën e dëmtimit. Kontrolleve...