Thuram në versionin “monstruoz”, mahnit edhe Lautaron. Francezi, vendimtar për Interin

Thuram në versionin “monstruoz”, mahnit edhe Lautaron. Francezi, vendimtar për Interin

Paraqitja spektakolare ndaj Comos ka mahnitur edhe kapitenin Lautaro Martínez, partnerin e tij të zakonshëm në sulmin zikaltër, i cili këtë herë e ndoqi ndeshjen nga tribuna për shkak të dëmtimit. Argjentinasi e përgëzoi Marcus Thuram përmes tre “emoji” në komentet e një postimi të sulmuesit francez. Në mungesë të kapitenit, Thuram ka marrë përgjegjësi të jashtëzakonshme. Kundër Comos luajti ndeshjen e nëntë radhazi si titullar mes kampionatit dhe Champions-it. Ai ka shënuar 6 gola, përfshirë atë ndaj skuadrës së Fàbregas, dhe ka dhënë 4 asiste. Kontributi i tij shkon shumë përtej statistikave: lëviz vazhdimisht, krijon hapësira, i jep thellësi lojës dhe është i rrezikshëm në përballjet një kundër një. “Ka arritur një status dhe nivel që vetëm në Itali mund të vihen në diskutim....