Thirrje për dhunë dhe revolucion, Franca angazhon 70 mijë policë për protestën e nesërme

Thirrje për dhunë dhe revolucion, Franca angazhon 70 mijë policë për protestën e nesërme

Franca angazhon 70 mijë policë dhe xhandarë për protestat e reja që do të zhvillohen nesër në disa qytete të vendit, njoftoi mbrëmjen e sotme ministri i Brendshëm, Laurent Nuñez. “Rreziku është saktësisht i njëjtë me atë të të shtunave të mëparshme”, deklaroi ministri gjatë një konference për shtyp në Paris. Ai paralajmëroi për thirrje në rrjetet sociale për “dhunë, bllokada, revolucion dhe kryengritje”, të cilat, sipas tij, vijnë nga grupe radikale të së majtës ekstreme. Protesta e re është thirrur nga sindikatat, ndërsa në rrugë pritet të dalin edhe studentë dhe pjesëtarë të lëvizjes së jelekverdhëve.