Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

Një 32-vjeçar nga Tirana është vënë në pranga në Gjirokastër teksa transportonte një emigrant afgan që kishte hyrë nga Greqia. Kur policia ndaloi makinën e tij në aksin Sarandë-Gjirokastër te ‘Ura e Kardhiqit’, konstatoi se 32-vjeçari kishte thyer arrestin e shtëpisë. Në pranga përfundoi edhe pasagjeri 27-vjeçar i cili ndodhej në automjetin tip “Renault”, tashmë i sekuestruar. Gjithashtu policia sekuestroi edhe 2 çanta me veshje të dyshuara kontrabandë dhe 2 celularë. Njoftimi i plotë: “DVP Gjirokastër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Zona 3”. Thyeu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe u kap në flagrancë duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant nga Afganistani, vihet në pranga 1 shtetas. Gjithashtu, procedohet penalisht pasagjeri, për moskallëzim krimi dhe mallra kontrabandë. Sekuestrohen 1 automjet, 2 çanta me veshje të...